Botë

Shtatë të vdekur nga aksidenti me 158 vetura në SHBA

Shtatë persona kanë humbur jetën si pasojë e një aksidenti në një autostradë në Louisiana të Shteteve të Bashkuara të Amerikës të hënën. Në aksidentin për të cilin u vlerësua si shkaktare mjegulla, u përfshinë 158 vetura.

25 njerëz pësuan lëndime dhe numri i fataliteteve mund të rritet, ka paralajmëruar Policia që ka thënë se ekipet janë ende duke kërkuar për viktima në vend të ngjarjes.

Autoritetet kanë bërë thirrje për dhurim të gjakut e lutje për të lënduarit.

Videot kanë treguar aksidentin e rëndë. Në të shihen vetura të shtypura nga njëra-tjetra, disa të djegura e pamjet në tërësi janë apokaliptike.