Botë

Dy të vdekur, katër të zhdukur pas shpërthimit në një punishte në Kinën jugore

Një shpërthim ka ndodhur të premten në një punishte në Pingguo, Provinca Guangxi në Kinën jugore.

Sipas një raporti të transmetuesit shtetëror CCTV, dy persona kanë mbetur të vdekur dhe katër janë zhdukur.

Zjarrfikësit lokalë kanë dalë menjëherë në vendngjarje, por nuk kanë arritur qe të shuanin zjarrin deri të shtunën.

Deri më tani, gjashtë persona janë shpëtuar, nga të cilët katër kanë pësuar lëndime të lehta. Hetimet për shkakun e shpërthimin po vazhdojnë ende.