Botë

Rusia dështon të rizgjidhet anëtare e Këshillit për të Drejtat e Njeriut

Rusia ka dështuar të rizgjidhet si anëtare e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

Ajo ishte përjashtuar nga organizata kryesore për të drejtat e njeriut prillin e kaluar pasi forcat e saj pushtuan Ukrainën.

Rusia pati shprehuar se marrja e mandatit të ri trevjeçar do të nxirrte në pah ndarjet mes shteteve anëtare të OKB-së nëse do të vazhdonin apo jo ta mbështesnin Ukrainën.

Por, Bullgaria dhe Shqipëria fituan dy ulëset e ndara për shtetet lindore të Evropës.

Votimi vjen disa ditë pasi raketat ruse vranë 52 njerëz në fshatin Hroza në Ukrainë. Rusia mori 83 vota në favor të saj nga 193 anëtaret e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, teksa Bullgaria mori 160 dhe Shqipëria 123.