Botë

Së paku 41 të vdekur dhe 100 të zhdukur nga përmbytjet në Indi

Ujërat e akullt kanë vërshuar qytetet afër Himalajeve në Indi, duke lënë të vdekur së paku 41 persona, teksa 100 të tjerë rezultojnë ende të zhdukur.

Autoritetet indiane kanë njoftuar se mijëra njerëz janë larguar nga shtëpitë e tyre si pasojë e vërshimeve.

Qytetet janë përmbytur kur ujërat e liqenit akullnajor shpërthyen digën hidroelektrike.

Ekipet e shpëtimit janë në kërkim të 100 personave, përfshirë 22 ushtarëve.

Më shumë se 2 mijë persona janë shpëtuar.

Autoritetet kanë vlerësuar se 22 mijë persona kanë pësuar nga përmbytjet.

Ushtria ka njoftuar se disa automjete dhe pajisje të tjera ushtarake janë bllokuar nga balta e madhe në qytetin Sikkim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se 3 mijë turistë janë bllokuar në zonat e përmbytura.