Presidenti i Azerbajxhanit ka deklaruar sovranitetin e shtetit në rajonin Nagorno-Karabakh pas 24 orësh luftimesh me forcat armene.
Ilham Aliyev ka lavdëruar ushtrinë pak orë pasi forcat armene në Karabakh u pajtuan të dorëzoheshin.
Më shumë se 120 mijë armenë jetojnë në Kaukazin Jugor, të njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Azerbajxhanit.
Shteti i Azerbajxhanit tani synon ta kontrollojë plotësisht rajonin e kontestuar deri më tani.
Zyrtarët armenë kanë raportuar për vrasjen e 32 personave, përfshirë shtatë civilë.
Ndërkaq mijëra njerëz kanë protestuar në Yerevan të Armenisë për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikol Pashinyan për keqmenaxhimin e krizës.
Nën marrëveshjen e arritur, forcat lokale në Karabakh janë dorëzuar plotësisht, ndërkaq të enjten kanë nisur bisedimet që armenët të riintegrohen në shtetin e Azerbajxhanit.
© KOHA.