Botë

“Luftë e gjak në fushëbetejë”, ushtria ukrainase publikon pamjet e luftës me Rusinë

Ushtria ukrainase ka ndarë me publikun disa pamje të rënda të luftimeve me trupat ruse.

Blogu ushtarak “Operativno_ZSU”, ka publikuar pamjet e skuadrës “ujqërit e 3-të”, duke shkëmbyer të shtëna me armë zjarri e artileri kundrejt forcave agresore ruse.

“Ujqërit e 3-të në stuhinë Andriivka, përkundër humbjeve, zjarrit të dendur të artilerisë armike dhe rezistencës së dëshpëruar të armikut. Kështu duket tani fushëbeteja, toka e djegur e e lagur në gjak, e mbushur me kufoma”, thuhet në mesazhin e ushtrisë ukrainase.

Pamjet kanë bërë bujë në Twitter.