Dy persona kanë vdekur dhe një tjetër është plagosur si pasojë e sulmeve ajrore ruse në kryeqytetin e Ukrainës, Kiev.
Kryetari i Kievit Vitaly Klitschko, ka thënë se si pasojë e sulmeve që kanë ndodhur mbrëmë janë shkatërruar edhe disa ndërtesa.
“Dy personat e vrarë ishin burra dhe u gjetën në një ndërtesë të pabanueshme në distriktin Shevchenkivskyi”, ka theksuar ai.
Sipas autoriteteve ukrainase, forcat mbrojtëse ajrore mbrëmë kanë shkatërruar 28 raketa ruse dhe rreth 16 dornë.
Sulmi i mbrëmshëm është përshkruar si më i fuqishmi që ka goditur qytetin që nga pranvera. / BBC