Botë

Ish-kryeministri pakistanez dënohet me tre vjet burgim

Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është dënuar me tre vjet burgim për akuza për korrupsion.

Një gjykatë në Islamabad e shpalli atë fajtor për mosdeklarimin e parave që kishte fituar nga shitja e dhuratave shtetërore. Ai i mohon akuzat dhe thotë se do të apelojë.

Gjykatësi urdhëroi arrestimin e tij të menjëhershëm dhe ish-kryeministri është dërguar në paraburgim nga shtëpia e tij në Lahore, raportoi BBC. 

Khan u zgjodh në vitin 2018, por u rrëzua në një votë mosbesimi vitin e kaluar.