Botë

Një e plagosur në sulmin me armë në konsullatën suedeze në Turqi

Një punëtore është plagosur në një sulm të armatosur në konsullatën suedeze në Izmir, Turqi. Sulmi është bërë nga një shtetas i huaj të cilit i ishte refuzuar kërkesa për vizë, raportoi CNNTurk.

Media turke raportoi se sulmuesi është me të meta mendore.

Sulmuesi është arrestuar, kurse gruaja është dërguar në spital. Ajo është jashtë rrezikut për jetë.

Ministri i Drejtësisë, Yilmaz Tunç, ka thënë se ka nisur hetimi për rastin. “Turqia është mbrojtëse e të drejtave dhe ligjit të misioneve që veprojnë brenda kufijve të saj dhe forcat tona të sigurisë janë garancia e paqes së saj”.