Besimit të paargumentuar për vaksinat anti-COVID se po çojnë në rritje të problemeve me zemrën, veçanërisht në atletët e rinj, i ka dhënë shtysë pronari i Twitterit, Elon Musk.
Bronny James – djali i legjendës së basketbollit LeBron James – ka pësuar një arrest kardiak të hënën gjatë stërvitjes.
Në një postim për këtë ngjarje, Musk e ka ndërlidhur atë me vaksinën ndaj COVID-19.
Por, nuk ka dëshmi që mbështet se vaksinat mund të kenë ndikim të tillë, raportoi BBC.
Në postimin e tij, Musk ka shkruar se “miokarditisi është një efekt anësor i njohur”.
Por, nuk ka informacion nëse arresti kardiak i Jamesit u shkaktua nga miokarditisi – inflamacion i muskujve të zemrës – ose nga vaksina.
Vaksinat Pfizer dhe Moderna janë lidhur me raste të rralla të miokarditisit, por studimet sugjerojnë se kjo nuk çon në rrezik të lartë të arrestit kardiak.
Miokarditisi është më i zakonshëm dhe serioz pas infektimit me COVID sesa pas një vaksine.
Megjithatë, nuk ka dëshmi se arrestet kardiake janë më të shpeshta tek atletët se në popullatën e përgjithshme.