Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas ka vizituar kampin e refugjatëve në Jenin në Bregun Perëndimor, pas ofensivës shkatërruese izraelite javën e kaluar.
Udhëtimi i Abbasit të mërkurën shënoi vizitën e tij të parë në kamp që nga viti 2005.
Vizita e liderit palestinez erdhi në një kohë të pakënaqësisë së krijuar mes palestinezëve në Bregun Perëndimor për Abbasin.
Qeveria autonome administron pjesë të Bregut Perëndimor, por ka humbur kryesisht kontrollin mbi disa bastione të militantëve në rajon, përfshirë Jeninin.
Në ofensivën izraelite javën e kaluar, të paktën 12 palestinezë u vranë dhe mijëra u detyruan të largoheshin nga shtëpitë e tyre.