Botë

Dy të vrarë e 28 të lënduar në një sulm në Baltimore

Dy persona janë vrarë e 28 të tjerë janë lënduar në një sulm të armatosur në Baltimore të SHBA-së, raporton “FOX News”.

Tre nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Rasti ka ndodhur në shtetin e Marylandit, ku u mblodhën personat për ngjarjen e quajtur “Brooklyn Day”.

Raportohet se është shtënë 20-30 herë. Nuk ka detaje për sulmuesin.