Botë

Moti i keq shkakton 27 viktima në Pakistan

Shirat e dendur dhe erërat e forta kanë shkaktuar vdekjen e  të paktën 27 njerëz, përfshirë tetë fëmijëve, në veriperëndim të Pakistanit, raporton agjencia "AFP". 

“Të paktën 12 njerëz humbën jetën kur çatitë dhe muret e shtëpive të tyre u shembën”, tha për AFP zëdhënësi provincial i menaxhimit të fatkeqësive, Taimur Ali Khan.

Stuhitë goditën katër rrethe të provincës Cyber Pakhtunkhwa të shtunën.

Pesëmbëdhjetë njerëz vdiqën në rrethin Banu, duke përfshirë pesë vëllezër e motra nga mosha dy deri në 11 vjeç.

Më shumë se 140 persona u plagosën.