Botë

38 mijë njerëz të rrezikuar nga përmbytjet në Ukrainë

Mijëra ukrainas kanë vazhduar të evakuohen nga zonat e përmbytura shkaku i shkatërrimit të digës së ujit.

Askush nuk e dinte se sa do të ngrihet niveli i ujit ose nëse njerëzit apo kafshët do të shpëtonin të gjallë.

Autoritetet ukrainase kanë fajësuar forcat ruse që me qëllim kanë shkatërruar digën.

Zyrtarët kanë thënë se nga rrjedhja e ujit nuk ka pasur të vdekur, por autoritetet janë ngutur që të shpëtojnë banorët nga zonat e rrezikuara nga përmbytjet.

Do të duhen ditë për të vlerësuar dëmet e shkaktuara nga rrjedhja e ujit në digën e Kakhovkas.

“Qëndrova e ulur me shpresën se do të jem aty. Pastaj uji filloi të vinte me forcë të madhe. Djali e mori një varkë te fqinjët dhe arritëm të iknim”, ka thënë Svitlana Telenda.

Banorët kanë vazhduar të fajësojnë forcat ruse për shpërthimin e digës.

“Rusët me shumë gjasë pa menduar shpërthyen digën. Ata nuk janë njerëz. Ata nuk dinë të falin, nuk ka shanse”, është shprehur i evakuuari, Oleksandr Sokelyn.

Zyrtarët kanë thënë se 22 mijë persona jetojnë në zonat që janë në rrezik nga përmbytjet, të cilat janë pjesë të kontrolluara nga Rusia. Ndërkaq në pjesën lindore të lumit që kontrollohet nga ukrainasit jetojnë 16 mijë njerëz.

Kombet e Bashkuara kanë njoftuar se së paku 16 mijë persona kanë humbur shtëpitë e tyre, ndërkaq janë duke u bërë përpjekje që të sigurohet furnizimi me ujë dhe ushqim për të gjithë të evokuarit.