Botë

Orteku u merr jetën të paktën 11 personave në Pakistan

Së paku 11 persona nga një fis nomad kanë humbur jetën përfshirë, një djalë katërvjeçar, në një ortek në veri të Pakistanit.

Bora mbuloi një grup që kaloi në një zonë malore me bagëtitë e tyre, raporton BBC.

Të paktën 25 persona janë lënduar dhe po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

Kryeministri i Pakistanit, Shehbaz Sharif, ka shprehur ngushëllime për familjarët dhe ka thënë se ngjarjet e tilla si ortekët po rriten shkaku i ndryshimeve klimatike.

Orteku ndodhi në orët e hershme të së shtunës.

Katër gra dhe një djalë katërvjeçar janë në mesin e viktimave, ka thënë zyrtari i lartë policor Ziarat Ali për agjencinë “AP”.