Tre persona janë vrarë, dy prej tyre policë, në një sulm me armë në qendër të Japonisë të enjten.
Policia ka pranuar raportin se “një burrë theri një grua”, i tha policia CNN-it.
Gruaja u dërgua në spital, por vdiq më pas.
Një person tjetër pësoi lëndime.
I dyshuari ishte i veshur komplet, me kapele, syze dhe maskë. Ai qëlloi edhe me armë zjarri.
Dhuna me armë është jashtëzakonisht e rrallë në Japoni. Vendi mban një nga nivelet më të ulëta të krimeve me armë në botë për shkak të ligjeve të rrepta kundër armëve.
Megjithatë, Japonia u trondit vitin e kaluar me një të shtënë zjarri që përçoi edhe botën. Shinzo Abe, kryeministri i vendit, u qëllua për vdekje gjatë një fushate.