Botë

Leopardët terrorizojnë fshatrat indiane

Manisha Singh nuk e harron ditën kur vajza e saj gjashtë vjeçe, Yashi, u sulmua nga një leopard.

“E pash kafshën që erdhi në oborr, e kapi vajzën dhe vrapoi. Ishte hera e fundit që e pash atë të gjallë”.

Singh e gjeti vajzën disa orë më vonë në një fushë afër shtëpisë në një fshat të vogël indian në Uttar Pradesh. Yashi atëherë veçse ishte e vdekur, shkroi BBC. 

“Fshati është i terrorizuar. Duhet të kthehem para perëndimit të diellit për t’u siguruar se familja ime është e sigurt”, thotë babai i Yashit.

Sulmi ishte vetëm një nga disa të tillë atje. Në tre muajt e fundit, shtatë persona vdiqën nga sulmet e leopardëve në distriktin Bijnor. Pesë nga sulmet ndodhën brenda tetë ditësh dhe kjo ka rritur frikën dhe panikun në fshatra.

Zyrtarët kanë thënë se sulmet e leopardëve në atë zonë nuk janë të pazakonta, por se janë rritur në javët e fundit. Ata nuk e dinë pse po ndodh kjo.

Është e rrallë që leopardët të sulmojnë njerëzit, por sipas aktivistëve që punojnë në mbrojtjen e botës së egër thonë se mund të ketë raste kur ato kthehen në njeri-ngrënës jo sepse shijojnë gjakun e njeriut por sepse njerëzit janë pre më e lehtë.