Rusia ka lansuar një seri të sulmeve me raketa në qytetet ukrainase, raporton BBC. Është sulmi i dytë i tillë në tri ditët e fundit.
Pavlohrad, një vend në afërsi të Dnipros, u godit me raketa.
Sulmi shkaktoi një zjarr të madh, shkatërroi disa shtëpi dhe u lënduan të paktën 34 persona.
Sulmet kanë ardhur, ndërsa po pritet një kundërofenzië e madhe e Ukrainës.
Disa orë pas sulmit në Pavlohrad, u ndezën sërish sirenat, kësaj radhe kryeqendra e Ukrainës, Kievi ishte shënjestër.
Ushtria ne Ukrainës ka thënë se ka rrëzuar të paktën 15 nga 18 raketa sa janë lansuar.
Sulmet më të dukshme ishin në Pavlohrad.
Një banore në këtë qytet tha se ishte duke u bërë gati për të dalë, kur “dy dyert u shkatërruan nga vala e shpërthimit”.
“Dola jashtë dhe pash se garazhi ishte shkatërruar. Çdo gjë ishte në zjarr, xhama gjithandej. Po të kishim qenë jashtë do të kishim humbur jetën”, tha ajo.
Administrata ushtarake në Dnipropetrovsk të Ukrainës e ka përshkruar “natë e mëngjes tragjik”.
Është thënë se në total janë shkatërruar nëntë ndërtesa të larta, 25 shtëpi private, gjashtë shkolla dhe çerdhe si dhe pesë shitore.
Vladimir Rogov, zyrtar që është vendosur nga Rusia, ka thënë se sulmet kishin shënjestruar hekurudhën dhe depot e naftës.
Disa orë më vonë, rreth orës 4 të mëngjesit të hënën me kohë lokale, Kievi nisi të bombardohej dhe sirenat zgjatën për afro tri orë.
Administrata ushtarake tha se të gjitha raketat dhe dronët që ishin drejtuar nga Kievi u shkatërruan.
Në Kherson, që pjesërisht ende kontrollohet nga Rusia, autoritetet rajonale ukrainase kanë thënë se Rusia ka bërë 39 sulme me dronë, aeroplanë por edhe armë të vendosura në tokë.
Është thënë se një person ka humbur jetën.
Në ditët e fundit ka pasur rritje të numrit të sulmeve në Ukrainë, ku janë shënjestruar vendet që janë larg nga vija e fronteve. Të premten, 23 persona humbën jetën në një sulm në qytetin qendror Uman.
Ukraina ka thënë se është duke përfunduar planin për një kundërofensivcë të shumëpritur ndaj forcave ruse.
???? Detonation in #Pavlograd. #Pavlohrad pic.twitter.com/3nqmtyIa0K
— Ramington Steele ???????????? (@RamiSteele) May 1, 2023