Botë

Të paktën 7 të vdekur nga zjarri në trenin e udhëtarëve në Pakistan

Të paktën shtatë persona, përfshirë katër fëmijë, kanë humbur jetën pasi një tren në lëvizje me pasagjerë mori flakë gjatë natës në Pakistanin jugor.

Treni ka marrë flakë në rrethin Khairpur, rreth 500 kilometra në veri të Karaçit.

Zjarri ka dëmtuar edhe disa vagonë të tjerë të trenit, mirëpo shkaku mbetet i paqartë. Pamjet televizive kanë shfaqur disa pjesë të djegura të trenit.

Mediat lokale kanë raportuar se flakët u ndezën nëpër tren të mërkurën, përfshirë edhe disa makina.

Në Pakistan, pasagjerët më të varfër shpesh sjellin sobat e tyre të vogla me gaz në trena për t’i gatuar ushqimet e tyre, pavarësisht rregullave kundër kësaj.

Rregullat e sigurisë shpesh injorohen në trenat e mbipopulluar.

Aksidentet e trenave në Pakistan janë shpesh rezultat i infrastrukturës së dobët hekurudhore dhe neglizhencës zyrtare.

Në vitin 2019, të paktën 74 pasagjerë kanë mbetur të vdekur dhe dhjetëra u lënduan nga një zjarr treni i shkaktuar kur një sobë me gaz gatimi shpërtheu në provincën lindore Punjab.