Një satelit “i vdekur” i NASA-s, dyshohet se ka rënë mbrëmë në kontinentin e Afrikës, raporton “Daily Mail”.
Satelit, me peshë afro 270 kilogramë, “u pensionua” në vitin 2018, pas dështimit në komunikim.
NASA refuzoi të tregojë lokacionin se në cilën pjesë ka rënë sateliti. Mendohet se ra mes orës 19:50 dhe 21:50 me kohë lokale në SHBA të mërkurën.
Por, sipas gjurmimeve dyshohet se sateliti ra në kontinentin e Afrikës, në Çad, Libi apo Sudan.
Aerospace më herët tha se sateliti mund të bjerë kudo nga Amerika e Jugut, Afrika dhe Azia dhe se gjasat janë 1 në 2500 që të godasë ndonjë njeri.
Në kryeqendrën e Ukrainës, Kiev, pati një dritë misterioze në qiell, por NASA mohoi se ishte sateliti.