Shumë njerëz kanë mbetur të bllokuar pasi një objekt që shërbente si parking u shemb të martën pasdite në New York, raporton CNN.
Raportet fillestare tregojnë për një të vdekur e tre të lënduar që janë nxjerrë të gjallë.
“Lëndimet, vdekje pritet të ndryshojnë me shpejtësi”, ka thënë njëri nga zjarrfikësit.
Videot në rrjetet sociale tregojnë se si katet e objektit që përdorej si parking janë shembur. Një kat i objektit ka rënë mbi tjetrin.
Objekti ishte katërkatësh.
Zjarrfikësit nuk kanë mundur të futen menjëherë brenda nga frika se mund të shembej edhe më shumë.
New York City rescue workers arrive on Ann Street minutes after garage collapse in Lower Manhattan. #NewYorkCity pic.twitter.com/ArYpG1eEAR
— Erasmo Guerra (@erasmoguerra) April 18, 2023