Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, është ftuar në samitin e NATO-s që do të zhvillohet në kryeqytetin lituanez, Vilnius në korrik të këtij viti.
Këtë e ka bërë të ditur të martën Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, raportoi CNN-i.
"Një Ukrainë e fortë e pavarur është jetike për stabilitetin e zonës euro-atlantike dhe ne mezi presim të takojmë Presidentin Zelensky në samitin tonë në Vilnius në korrik", ka thënë Stoltenbergu.
Njoftimin Stoltenbergu e dha në Bruksel, pas një takimi të Komisionit NATO-Ukrainë, organi përgjegjës për marrëdhëniet midis Ukrainës dhe aleancës.