Botë

Shefi i Wagnerit: Beteja e Bakhmutit na ka dëmtuar rëndë

Shefi i forcës mercenare që njihet si grupi Wagner, Yevgeny Prigozhin, ka thënë të mërkurën se forcat e tij dhe pajisjet e tyre janë dëmtuar keq në fushatën disamujore për kontrollin e qytetit të vogël, por strategjik të Bakhmutit në lindje të Ukrainës, raportoi Reuters.

Në një audiomesazh, Prigozhin ka thënë se lufta për Bakhmut ka dëmtuar edhe ushtrinë ukrainase.

"Beteja për Bakhmutin sot tashmë ka shkatërruar praktikisht ushtrinë ukrainase, dhe për fat të keq, ajo ka dëmtuar rëndë gjithashtu kompaninë private ushtarake Wagner”, ka thënë ai.

Sipas Institutit për Studimin e Luftës me bazë në Uashington, forcat Wagner tani kontrollojnë shumicën e qytetit.

"ISË-ja vlerëson se forcat ruse kanë avancuar në pesë për qind shtesë të Bakhmutit në shtatë ditët e fundit dhe se aktualisht ata pushtojnë afërsisht 65 për qind të qytetit", thuhet në raportin e këtij instituti.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka njoftuar të mërkurën se kishte ftuar presidentin kinez Xi Jinping për të vizituar vendin e tij.

“Ne jemi gati ta shohim atë këtu”, tha Zelenskyy për AP.