Botë

Policia përplaset me përkrahësit e ish-kryeministrit pakistanez, Imran Khan

Policia në Islamabad është përplasur me përkrahësit e ish-kryeministrit të Pakistanit, Imran Khan, ndërsa ai ka arritur për t’u paraqitur para gjykatës në këtë qytet, raporton BBC.

Policia ka thënë se përkrahësit e Khanit kanë gjuajtur me gurë dhe kanë hedhur lotsjellës në afërsi të gjykatës.

Khan po paraqitet në gjykatë për t’iu përgjigjur akuzave se ka shitur dhuratat shtetërore derisa iste kryeministër. Khan ka mohuar këto.

Policia ka bastisur shtëpinë e tij në Lahore dheb ka bërë arrestime.

Më herët këtë javë policia në Lahore kishte tentuar të arrestonte Khanin pasi ai kishte munguar në një seancë dëgjimore, por zyrtarët policorë u përplasën me përkrahës të tij.

Të premten, gjykata i dha mbrojtje Khanit kundër arrestimit me kusht se ai të paraqitet në gjykatë të shtunën.

Khan thotë se akuzat ndaj tij janë të motivuara politikisht, por thotë se beson në sundim të ligjit. Qeveria e Pakistanit mohon këto pretendime të Khanit.