Një grua dhe dy djemtë e saj janë gjetur të vdekur brenda një shtëpie në jug të Londrës.
Policia dhe mjekët janë thirrur te një shtëpi në rrugën “Mayfield” në Belvedere, pasi ishin ngritur shqetësime për mirëqenien e viktimave.
Gruaja 47-vjeçare dhe dy djemtë e saj, njëri 9 vjeç dhe tjetri 7 vjeç u gjetën të vdekur brenda shtëpisë, pas kontrollit të Policisë.
Policia metropolitane ka deklaruar se nuk janë duke u bërë kërkime për persona të lidhur me ngjarjen.