Botë

Berlini ua lejon grave të qëndrojnë të zhveshura në pishina publike

Grave së shpejti do t’u lejohet të notojnë “topless” në pishinat publike të Berlinit, pas një vendimi të marrë nga autoritetet e kryeqytetit gjerman.

Vendimi ka ardhur pasi që një grua që u përjashtua nga një pishinë e hapur pasi po qëndronte “topless” mori masa ligjore.

Një grua tjetër pretendoi se asaj iu tha të mbulohej ndërsa ishte në një pishinë të brendshme në dhjetor, raportoi BBC-ja të enjten.

Autoritetet ranë dakord se gratë ishin viktima të diskriminimit dhe thanë se të gjithë vizitorët në pishinat e Berlinit tani kishin të drejtë të rrinin “topless”.

Vizitorët e huaj në Gjermani janë shpesh të befasuar - dhe ndonjëherë plotësisht të shqetësuar, nga pamja e gjermanëve të zhveshur që dëfrejnë në liqenet e saj, gërhijnë në parqet e saj ose djersiten në saunat e saj.

Por ky është një vend që e konsideron lakuriqësinë publike në disa mjedise, si të përshtatshme dhe të shëndetshme.

Verën e kaluar, Göttingen në Saksoninë e Ulët dhe Siegen në North Rhine Westphalia lejuan gratë të notonin “topless”.

Operatori i pishinës në Berlin, Berliner Bäderbetriebe (BBB), në fakt nuk ka ndryshuar rregullat e tij, të cilat këmbëngulin që një kostum banje të mbulojë organet gjenitale. BBB sqaroi se kjo vlen për çdo vizitor, pavarësisht nga gjinia e tyre.