Në Greqinë qendrore ka ndodhur një aksident i rëndë të mërkurën ku u përplasën një tren pasagjerësh dhe një mallrash.
Të paktën 40 persona kanë humbur jetën dhe dyshohet se do të ketë edhe më shumë viktima. Shumica e të rinjve që vdiqën po u ktheheshin studimeve të tyre pas një pushimi treditor.
Për këtë aksident u arrestua shefi i stacionit hekurudhor derisa, ministri i Transporteve dha dorëheqjen pas zbardhjes së gjendjes katastrofike të hekurudhave në vend.
Në rrjetet sociale është publikuar një video nga momenti i aksidentit. Dy trenat u gjendën në të njëjtën linjë pranë Larisës.