Botë

Blinkeni thotë se Putini e nisi luftën, ai mund ta ndalë nëse do

Antony Blinken

Antony Blinken

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka vizituar Uzbekistanin dhe ka folur për luftën në Ukrainë.

Ai ka thënë se nuk ka dyshime se kush duhet fajësuar për këtë luftë. Gjatë vizitës ai ka thënë se lufta në Ukrainë mund të përfundojë që nesër nëse kështu vendos presidenti rus Vladimir Putin.

Sekretari amerikan i Shtetit ka thënë se Putini e nisi luftën dhe vetëm ai mund ta ndalë atë.

Blikeni ka pohuar se lideri rus nuk ka treguar se është i gatshëm të angazhohet në diplomaci të plotë, por nëse do ta bënte, SHBA-ja është e gatshme të negociojë me të.

Mirëpo, sipas tij, qëndrimi i Rusisë është se derisa Ukraina pranon faktin se shteti rus ka pushtuar territor të saj dhe mund ta mbajë, nuk do të mendojë për bisedime.