Botë

Zelensky kërkon më shumë armë nga Perëndimi

Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zeklensky, ka kërkuar më shumë armë dhe sanksione ndaj Rusisë, pas sulmeve të fundit të forcave të saj mbi territorin ukrainas.

Në një adresim të enjten vonë, pas sulmeve vdekjeprurëse, Zelensky u ka kërkuar shteteve aleate që të dërgojnë më shumë armë, raportoi The Guardian.

Civilët ukrainas vraponin të mbroheshin të enjten derisa Rusia gjuajti një breshëri raketash dhe dronësh në të gjithë vendin, duke vrarë të paktën 11 njerëz, një ditë pasi Kievi fitoi premtimet për tanke në fushën e betejës.

“Ky agresion rus mund dhe duhet të ndalet vetëm me armë adekuate. Shteti terrorist nuk do të kuptojë asgjë tjetër. Armët në fushën e betejës. Armët që mbrojnë qiellin tonë. Sanksione të reja kundër Rusisë, pra armë politike dhe ekonomike. Dhe armët ligjore - ne duhet të punojmë edhe më shumë për të krijuar një gjykatë për krimin e agresionit rus kundër Ukrainës”, ka deklaruar Zelensky.

Të mërkurën Gjermania dhe SHBA-ja kanë marrë vendim për të dërguar në Ukrainë tanket e tyre të betejës. Gjermania ka vendosur t’i dërgojë tanket e saj Leopard 2, ndërsa SHBA-ja tanket M1 Abrams.