Autoritetet greke u alarmuan të dielën pasi një avion me 190 pasagjerë, dyshohej se kishte bombë në bord, shkroi Euronews.
Aeroplani i kompanisë Ryanair, që ishte nisur nga Polonia, u shoqërua nga dy avionë luftarakë drejt Aeroportit Ndërkombëtar të Athinës. Me të aterruar, pasagjerët, çantat dhe i tërë stafi u kontrollua nga autoritetet e sigurisë, me ç'rast nuk gjetën asgjë të dyshimtë.
Ministria greke e Mbrojtjes tha se aeroplani hyri në hapësirën ajrore mbi Maqedoninë e Veriut..
Paralajmërimi për bombë është bërë pasi avioni u nis nga Polonia.