Shkollat nëpër Britani të Madhe kanë filluar të mbyllen të martën për shkak se vendi u godit nga bora dhe akulli.
Temperaturat kanë shkuar deri në -10 gradë celsius, raportoi The Sun.
Nxënësve në disa prej zonave më të ftohta si Cornwall, Skoci dhe Irlandë, u është kërkuar që të qëndrojnë nëpër shtëpitë e tyre.
Reshjet e borës kanë bërë që parashikuesit të shohin vonesa masive në udhëtime dhe shkëputje të energjisë elektrike në ditët në vijim.
Parashikuesit e motit kanë paraparë që reshjet do të vazhdojnë gjatë javës, derisa trashësia e borës mund të arrijë deri në 25 cm në Skoci të enjten dhe të premten.