Policia Metropolitane është duke hetuar rreth 1000 pretendime për abuzime seksuale dhe dhunë në familje, ku pretendohet se janë të përfshirë rreth 800 policë, raporton BBC.
Ky vendim vjen pasi polici David Carrick është deklaruar fajtor për 49 vepra, duke përfshirë dhjetëra përdhunime.
Sir Mark Rowley, komisioner në Policinë Metropolitane, ka thënë se gjithë 45 mijë policët dhe stafi në Policinë Metropolitane, do të rikontrollohen për shkelje.
Ai po ashtu u ka kërkuar falje viktimave të Carrickut për dështimin në mbrojtjen e tyre.
“Ne kemi dështuar, më vjen keq. Ai nuk duhet të ishte zyrtar policor. Ky burrë abuzoi me gratë në mënyrën më të neveritshme”, ka thënë Rowley.