Botë

Pakistani kthen qindra refugjatë në Afganistan që të përballen me talebanët

Më shumë se 600 afganë janë deportuar nga Pakistani në tri ditët e fundit dhe qindra të tjerë përballen me dëbimin, në një goditje të përtërirë ndaj emigrantëve.

Vetëm të shtunën që shkoi, 302 persona janë kthyer në Afganistan nga provinca Sindh, derisa 303 të tjerë janë kthyer të hënën, përfshirë 63 gra dhe 71 fëmijë. Rreth 800 persona të tjerë pritet të depërtohen në ditët në vijim.

Sipas raporteve zyrtare, rreth 250,000 afganë kanë arritur në Pakistan që kur talebanët morën pushtetin, në gusht të vitit 2021.

Verën e kaluar autoritetet filluan deportimin e afganëve që kishin hyrë ilegalisht në Pakistan, mirëpo arrestimet dhe burgosjet janë shtuar që nga tetori.

Afërsisht 1,400 afganë, përfshirë 129 gra dhe 178 fëmijë, janë ndaluar në Karachi.

Pakistani nuk e ka adoptuar Konventën e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara të vitit 1951, i cili u jep një detyrë ligjore vendeve për të mbrojtur njerëzit që ikin nga dëmtimet serioze.