Botë

Talebanët arrestuan disa gra që protestuan kundër ndalimit të tyre në universitete

Talebanët kanë arrestuar pesë gra që po merrnin pjesë në një protestë në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul.

Protesta po zhvillohej kundër ndalimit të grave që të shkojnë në universitete, raportoi BBC-ja të enjten.

Talebanët kanë arrestuar po ashtu tri gazetare. Sipas raporteve të mediave atje, protesta janë zhvilluar edhe në provincën Takhar.

Talebanët kanë ndaluar qindra gra të mërkurën që të hynin në universitete, një ditë pasi u bë e ditur ndalesa.

Kjo është politika e fundit që kufizon arsimimin e grave që kur talebanët u kthyen në pushtet vitin e kaluar.

Vajzat tashmë janë përjashtuar nga shumica e shkollave të mesme.