Autoritetet shëndetësore kineze kanë njoftuar se vendi duhet t’i “zgjerojë” burimet e për trajtimin e rasteve të rënda të COVID-19 mes një vale infeksionesh - dhe një numri në rritje të vdekjeve - pas kthimit të masave të kontrollit të koronavirusit.
Numri i të ashtuquajturave klinika të etheve që trajtojnë pacientët me COVID është rritur si në zonat urbane ashtu edhe në ato rurale dhe njerëzve u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi nëse nuk janë të sëmurë rëndë.
Spitalet gjithashtu kanë mungesë të stafit dhe raportet e mediave kineze kanë vënë në dukje se punëtorëve u është kërkuar të kthehen në punët e tyre për sa kohë që nuk kanë simptoma serioze.
Zëdhënësi i Komisionit Kombëtar të Shëndetësisë, ka theksuar se autoritetet duhet të përmirësojnë parandalimin e rasteve të rënda, të rrisin disponueshmërinë e barnave për ta trajtuar virusin dhe gjithashtu t’i shpëtojnë pacientët me vetëm një sëmundje të lehtë.
Kina ka raportuar se pesë persona vdiqën në periudhën e fundit 24-orëshe, të gjithë në Pekin, duke nxitur shqetësimin se numri mund të rritet ndjeshëm pas heqjes së shumicës së kufizimeve “zero-COVID”.
Vdekjet e reja e kishin çuar numrin e përgjithshëm të vdekjeve të vendit në mbi 5 mijë.
Kina e kishte përshëndetur prej kohësh qasjen e saj kufizuese “zero-COVID” të izolimeve, karantinave dhe testimeve të detyrueshme duke i mbajtur numrat e rasteve dhe vdekjet relativisht të ulëta.