Një akuarium gjigant me një milion litra ujë në hollin e “Radisson Blu” në Berlin ka shpërthyer, duke përmbytur hotelin dhe rrugët aty pranë.
"AquaDom" - shtëpia e 1500 peshqve tropikal - është 14 metra i lartë dhe u përshkrua si akuariumi cilindrik më i madh në këmbë në botë.
Dy persona janë lënduar nga xhami, raportoi BBC.
Policia tha se kishte pasur dëme "të mëdha". Video tregonte një rezervuar bosh, ujë që derdhej në hollë dhe mbeturina të shpërndara kudo.
Mysafirët janë zhvendosur nga hoteli pas incidentit.
Jashtë “Radisson Blu”, një grumbull mbeturinash shtrihet para dyerve të përparme, të cilat tani varen në rrugë - të përdredhura në një kënd nga forca e rezervuarit shpërthyes.
Nuk është e qartë se çfarë nxiti shpërthimin.
VIDEO: