Botë

Odesa e Melitopoli nën sulm

Jugu i Ukrainës ka qenë shënjestër e sulmeve, ku Rusia ka sulmuar me dronë në Odesa dhe Kievi është kundërpërgjigjur në Melitopol, raporton BBC.

Ushtria ukrainas ka thënë se ka rrëzuar 10 dronë të shtunën, por pesë tjerë kanë goditur infrastrukturën e energjisë, duke lënë afro 1.5 milionë banorë pa energji.

Më vonë, është njoftuar për një sulm në Melitopol që është i pushtuar nga Rusia.

Sulmet me dronë të Rusisë në qytetin Odesa kanë goditur infrastrukturën kyçe.

“Situata në Odesa është shumë e vështirë. Fatkeqësisht goditjet ishin kritike, kështu që duhet kohë për të rikthyer energjinë. Nuk duhet orë, por me ditë”, ka thënë presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.