Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka njoftuar se Irani është furnizuesi kryesor i Rusisë për armatim dhe se marrëdhënia mes dy shteteve përbën kërcënim për sigurinë globale. Britania është pajtuar me SHBA-në se përkrahja iraniane për ushtrinë ruse do të rritet gjatë muajve të ardhshëm nëse Rusia kërkon më shumë armatim, përfshirë qindra raketa balistike.
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë të ditur se marrëdhënia mes Rusisë dhe Iranit ka arritur në partneritet të plotë të mbrojtjes. Rusisë, sipas Këshillit të sigurisë kombëtare të SHBA-së, Irani është duke i ofruar nivel të paprecedentë të përkrahjes ushtarake. SHBA-ja ka parë raportet se dy shtetet janë duke menduar prodhimin e përbashkët të dronëve vdekjeprurës.
“Rusia është duke kërkuar të bashkëpunojë me Iranin në çështjet siç janë zhvillimi i armëve, stërvitjet ushtarake”, ka thënë zëdhënësi i Këshillit të sigurisë kombëtare, John Kirby.
“Irani është bërë mbështetësi kryesor i Rusisë në çështjet ushtarake. Rusia është duke përdorur dronët iranianë për të sulmuar infrastrukturën energjetike, duke lënë pa energji elektrike miliona ukrainas. Njerëzit në Ukrainë janë duke vdekur si rezultat i veprimeve të Iranit”, ka shtuar Kirby.
Australia ka sanksionuar tre zyrtarë dhe një biznes iranian për furnizimin me dronë të Rusisë, të cilët janë përdorur kundër Ukrainës. Bashkëpunimi i Rusisë me Iranin është shfaqur së fundmi kur Ukraina ka akuzuar Rusinë se po përdor dronët iranianë në sulmet e veta.
Të shtunën, Penny Wong, ministre e Jashtme e Australisë ka thënë se furnizimi me dronë i Rusisë është provë për rolin që po luan Irani.
“Furnizimi me dronë tregon për rolin që Irani është duke luajtur në përkeqësimin e sigurisë globale. Lista e sanksionimeve tregon se të gjithë ata që përkrahin Rusinë do të përballen me pasoja”, ka thënë Wong. Ajo ka shtuar se 19 persona dhe dy entitete, përfshirë Policinë e MKoralit, janë sanksionuar. Policia e Moralit është sanksionuar për trajtimin brutal të protestuesve pas vdekjes në paraburgim të 22-vjeçares, Mahsa Amini.
Pasi refuzoi furnizimin me dronë, Republika Islamike e Iranit ka pranuar se Rusinë e ka furnizuar me dronë para pushtimit të Ukrainës. SHBA-ja ka deklaruar se partneriteti mes Iranit dhe Rusisë për prodhimin e dronëve do ta dëmtonte Ukrainën, fqinjët e Iranit dhe komunitetin ndërkombëtar.
Ndërkaq, Ministria e Jashtme e Britanisë së Madhe ka njoftuar se Irani është furnizuesi kryesor i Rusisë për armatim dhe se marrëdhënia mes dy shteteve përbën kërcënim për sigurinë globale. Britania është pajtuar me SHBA-në se përkrahja iraniane për ushtrinë ruse do të rritet gjatë muajve të ardhshëm nëse Rusia kërkon më shumë armatim, përfshirë qindra raketa balistike.
“Si kthim, Rusia është duke i ofruar mbështetje ushtarake dhe teknike regjimit iranian, i cili përbën rrezik për partnerët tanë në Lindjen e Mesme dhe për sigurinë kombëtare”, ka thënë sekretari i Jashtëm i Britanisë, James Cleverly.
Ukraina ka akuzuar Iranin për furnizim të Rusisë me dronët kamikazë që janë përdorur në serinë e sulmeve në Kiev në muajin tetor kur vdiqën së paku tetë civilë.