Një aeroplan me 49 pasagjerë në Tanzani është rrëzuar në liqenin Victoria, afër qytetit veriperëndimor të Bukobas, raporton BBC.
Raportohet se mbi 20 nga 49 pasagjerë sa ishin në aeroplanë, janë shpëtuar. Mirëpo, shifrat nuk janë ende zyrtare.
Në foto shihet aeroplani gatisa i fundosur, ndërsa është rrethuar nga forcat e kërkim-shpëtimit dhe varkat e peshkimit.
Aeroporti i Bukobas gjendet shumë afër liqenit Victoria, që është liqeni më i madh në Afrikë.
Aeroplani i Precision Air po udhëtonte nga Dar es Saalami për në Bukoba.