Ish-kryeministri i Pakistanit, Imran Khan, është qëlluar dhe plagosur gjatë një marshimi proteste në qytetin lindor të Lahores, në një tentativë të dukshme për vrasje, shkruan BBC.
Anëtarët e partisë së tij PTI thanë se katër persona të tjerë u plagosën. Nuk raportohet për të vrarë.
Nuk është e qartë se ku është goditur Khani, por një ndihmës i tij ka thënë se është jashtë rrezikut për jetë.
Khan, 70 vjeç, po drejtonte marshimin në kryeqytetin Islamabad për të kërkuar zgjedhje të parakohshme.
"Kjo ishte një përpjekje për ta vrarë atë, për ta vrarë", ka thënë një ndihmës i Khanit.