Botë

Sulmohet me kokteje molotovi një qendër e refugjatëve në Britani

Një burrë ka hedhur kokteje molotovi në një qendër të migrantëve në Dover në jug të Anglisë e më pas ka vrarë veten, raporton “Daily Mail”.

Sulmuesi, ka shkuar në qerndër me një veturë SEAT të bardhë. Ai doli dhe hodhi tri kokteje molotovi, një nga to nuk shpërtheu, ka thënë një dëshmitar.

Ai më pas shkoi te një pikë karburanti në afërsi dhe kreu vetëvrasje. Policia ka arritur në vendin e ngjarjes disa minuta më pas.

Shifrat qeveritare kanë treguar se gati 1000 migrantë kanë arritur në Britani nëpërmjet portit në Dover vetëm të shtunën.

Shifra të mëdha të migrantëve kanë mundur të shihen duke pritur te Forca Kufitare në Dover.