Flamuri ukrainas është ngritur në kufi mes rajoneve të Donetskut dhe Kharkivit, shkruan CNN.
Në një postim në Telegram, kreu i administratës ushtarake rajonale të Donetskut, Pavlo Kyrylenko, ka thënë se forcat ukrainase po vazhdojnë çlirimin e territoreve nga okupatori.
“Flamuri ukrainas është ngritur në shenjën e hyrjes të vendosur në kufi mes rajoneve Donetsk e Kharkiv!” – ka shkruar Kyrylenko. “Fal forcave tona të armatosura, ky sektor i autostradës Kiev – Kharkiv – Dovzhansky është çliruar nga okupuesit, por është shumë i rrezishëm dhe i mbushur me mjete vrasëse”.