Botë

Zelensky paralajmëron ofensiva të tjera ndaj Rusisë

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi të dielën një tjetër seri fitoresh ndaj caqeve ruse, raportoi BBC-ja, duke theksuar se ndaj Rusisë, nuk do të ketë qetësi.

Zelensky tha në një fjalim drejtuar popullit se Ukraina duhet të jetë e lirë dhe se ushtria po përgatitet për sulme të radhës.

“Ndoshta disa prej jush mendojnë se pas një serie fitoresh kemi një qetësi. Kjo nuk është qetësi. Kjo është përgatitje për serinë e radhës. Ukraina duhet të jetë e lirë”, theksoi ai.

Zelensky shtoi se ukrainasit duhet të “mësohen” me emrat Mariupol, Melitopol dhe Kherson pasi, siç u shpreh ai, “së shpeti do të çlirohen”.

“Donetsk, Horlivka dhe Luhansk do të dëgjohen gjithashtu”, tha ai.

Ukraina javën e kaluar pati një ofensivë të suksesshme ndaj caqeve ruse. Në Kharkiv, mbi 20 vendbanime janë çliruar.