Botë

Ukraina zmbrapsi rusët në Kharkiv me HIMARS dhe sisteme të tjera perëndimore

Trupat ukrainase i shkaktuan një disfatë të thellë Rusisë, duke rimarrë në tërësi rajonin e Kharkivit, shkroi Instituti Amerikan për Studimin e Luftës, në një raport të publikuar të hënën.

Ky sukses, sipas Institutit, u bë nëpërmjet një fushate të përdorimit maksimal të sistemeve të armëve perëndimore.

Ukrainasit, sipas raportit, përdorën sistemin raketor HIMARS dhe sisteme të tjera, derisa komunikimi i linjës tokësore Kharkiv-Kherson, ndihmoi në kryerjen e operacionit.

“Fushata në Ukrainën verilindore do të përfundojë, gjë që do t’i lejojë trupat ruse të rivendosin linjë të qëndrueshme mbrojtëse dhe ndoshta edhe të kryejnë kundërsulme lokale”, tha Instituti Amerikan, duke shtuar se Ukraina duhet t’i rrisë operacionet kundërsulmuese.

Instituti theksoi se lufta mund të zgjasë deri në vitin 2023.

Suksesin e Ukrainës e vlerësoi edhe Britania e Madhe të hënën në raportin e përditshëm.