Botë

Arrestohet për tradhti zyrtari ukrainas në Kharkiv

Kreu i Shërbimit të Sigurisë në Ukrainë në rajonin e Kharkivit, Roman Dudin, u arrestua me dyshimin për tradhti, raportoi BBC-ja të dielën. Autoritetet ukrainase njoftuan se Dudin ngarkohet me dy vepra, nëpërmjet dy neneve të Ukrainës.

Ai e drejtoi Zyrën Rajonale të Kharkovit që nga marsi i 2020-s, ndërsa në maj të këtij viti, u pushua nga puna dhe nisi hetim ndaj tij për veprat penale.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, kishte njoftuar për shkarkimin e Dudinit nga posti.

Në anën tjetër, edhe gjatë së dielës kanë vazhduar luftimet ndërmjet Ukrainës dhe Rusisë. Vendasit deklaruan se kanë bërë çlirimin e një sërë fshatrash në rajonin e Kharkivit.