Botë

Lufta e Rusisë: Ekonomia globale me rrezik në rritje

Shitësja e ushqimeve në rrugë, Warunee Deejai, gatuan drekë për klientët në Bangkok, Tajlandë

(AP) - Martin Kopf ka nevojë për gaz natyror për të drejtuar kompaninë e familjes, “Zinkpower GmbH”, e cila prodhon komponentë çeliku rezistues ndaj ndryshkut në Gjermaninë perëndimore.

 

Qeveritë, bizneset dhe familjet në mbarë botën po ndjejnë efektet ekonomike të luftës vetëm dy vjet pasi pandemia e koronavirusit shkatërroi tregtinë globale. Inflacioni është në rritje dhe rritja e kostove të energjisë ka rritur mundësinë e një dimri të acartë dhe të errët. Evropa ndodhet në prag të recesionit

(AP) - Martin Kopf ka nevojë për gaz natyror për të drejtuar kompaninë e familjes, “Zinkpower GmbH”, e cila prodhon komponentë çeliku rezistues ndaj ndryshkut në Gjermaninë perëndimore.

Objekti i “Zinkpowerit” jashtë Bonit përdor gaz për të mbajtur 600 tonë zink me vlerë 2.5 milionë euro në gjendje të shkrirë çdo ditë. Përndryshe, metali do të ngurtësohet, duke shkatërruar rezervuarin ku zhyten pjesët e çelikut përpara se të përfundojnë në pjesë makinash, ndërtesa, panele diellore dhe turbina me erë.