Botë

Mogherini porosit radikalët serbë ta ruajnë fytin

Shefja e diplomacisë evropiane, Federika Mogherini, nuk ka qëndruar indiferente ndaj radikalëve serbë në Parlamentin e Serbisë, të cilët brohoritnin “Serbia, Rusia nuk na duhet Unioni”, duke thënë që të ruajnë fytin për zgjedhjet e ardhshme presidenciale në Serbi.

Mogherini u tha deputetëve të Partisë Radikale se nuk do ta pengojnë brohoritjet e tyre dhe se nuk do të lodhet ndërsa ka porositur që të ruajnë fytin për t’iu drejtuar qytetarëve gjatë kampanjës së ardhshme, e cila siç konstatoi ajo, ka filluar.

“Dëshirojmë kampanjë të qetë parazgjedhore”, ka theksuar shefja e diplomacisë evropiane, duke shtuar se është e rëndësishme që të gjithë qytetarët e Serbisë të përfshihen në vendime kyçe, të cilat vendi duhet t’i ndërmarrë.