Botë

Kremlini nuk sheh mundësi për një takim Putin-Zelensky

Foto: AP
 

Kremlini ka bërë të ditur të hënën se nuk ka asnjë bazë për një takim midis presidentëve rus dhe ukrainas për momentin.

Në përgjigje të një pyetjeje në lidhje me ofertat e presidentit turk, Tayyip Erdogan për të ndërmjetësuar bisedimet e paqes, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u tha gazetarëve në një konferencë se Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky mund të takohen vetëm pasi negociatorët nga të dyja palët të kenë "kryer detyrat e shtëpisë", raportoi Reuters.