Një djalë 13-vjeçar ishte në mesin e tri viktimave të një sulmi rus në qytetin verilindor të Kharkivit të mërkurën në mëngjes, tha Oleh Synehubov, kreu i administratës ushtarake rajonale.
“Fatkeqsisht, 3 persona, duke përshirë një djal 13-vjeçar, një burrë dhe një grua, u vranë si rezultat i bombardimeve të mëngjesit nga pushtuesit e lagjes Saltivskyi të Kharkivit”, shkroi ai në një postim në Telegram. “Një grua 72-vjeçare është plagosur”, shkruan CNN-i të mërkurën.
Synehubov këshilloi njerëzit në Kharkiv, qyteti i dytë më i madh i Ukrainës përpara fillimit të pushtimit rus, të mos dilnin jashtë nëse nuk e kanë të nevojshme.