Botë

Vala e rrezikshme e të nxehtit kërcënon miliona njerëz në Evropë

Pas qershorit të dytë më të nxehtë në histori, Evropa perëndimore po përgatitet për valën e dytë të rrezikshme të të nxehtit të verës.

Mbretëria e Bashkuar, Portugalia, Spanja dhe Franca po përballen me temperatura rekorde këtë javë, raportoi të martën CNN.

I nxehti do të vazhdojë të përkeqësojë zjarret në Evropën jugperëndimore. Alarmet për nxehtësi të nivelit të tretë, niveli më i lartë i mundshëm, janë në fuqi për 14 shtete përfshirë Portugalinë dhe Spanjën përgjatë fundit të javës.

Të hënën, Zyra Meteorologjike e Britanisë lëshoi një paralajmërim “të rrallë” për të Nxehtin Ekstrem Amber për të dielën, 17 korrik, temperatura të larta që duket të jenë këtë javë edhe në Angli dhe Uells.

Temperatura rekorde në Britani është 38.7 gradë celsius, e që mund të kalojë këtë shifër këtë fundjavë.

Ndërsa shtetet po përgatiten, zyrtarët po paralajmërojnë për rreziqet mbi komunitetet e ndjeshme.

Britania mund të përjetojë edhe mbyllje të rrugëve për shkak të shkrirjes së sipërfaqeve, ashtu si vonesa tokësore dhe ajrore për shkak të të nxehtit ekstrem.